Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kundër shfrytëzimit të prostitucionit, i koordinuar nga ushtria e Komandës Provinciale të Milanos është zhvilluar në Itali për arrestimin e personave të përfshirë.
Urdhri i arrestit është dhënë nga gjyqtari hetues i gjykatës së Milanos, me kërkesë të drejtorisë lokale të rrethit antimafia në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë publike të Monzës.
Konkretisht, urdhëresa flet për krimet e bashkimit kriminal që synojnë trafikun ndërkombëtar të drogës, ndihmën dhe shfrytëzimin e prostitucionit, grabitjen dhe zhvatjen. Rrjeti i dendur i trafikut të drogës që u çmontua ishte i rrënjosur në zonën e Milanos, por ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë.
Sipas akuzave, të arrestuarit nxisnin trafik droge në territorin italian dhe zviceran.
Arrestimet u kryen në provincat e Milanos, Bergamos, Cremona, Lecco, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino dhe Varese, Brescia dhe Cosenza. Gjithashtu janë kryer 40 kontrolle për sekuestrimin e produkteve të veprimtarisë së trafikut të drogës. Një qarkullim që supozohet të jetë në miliona.