Çdo të hënë mësimi në shkollat e Shqipërisë nis me himnin kombëtar.
Kjo është tradita e re, që ka filluar të aplikohet në shkollat e vendit tonë .
Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video me traditën e re, ku nxënësit nisin javën me himnin kombëtar.
Vendimi që himni kombëtar të këndohet në shkolla u mor nga qeveria, në ditën që shënoi 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu./Albeu.com/