Katër policë janë arrestuar në Greqi, pasi akuozhen se kanë torturuar një të burgosur me origjinë shqiptare.
Katër efektivët akuzohen për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar, njofton Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi.
Shqiptari i dhunuar nga policët grekë është i dënuar për drogë dhe grabitje. Ai trasnsferohej nga Selaniku drejt burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Athinë.
Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar ka dëshmuar se teksa ndodhej në “automjetin burg” ku po transferohej është goditur brutalisht në kokë nga policët, dhe ndonëse ka kërkuar ujë gjatë rrugës nuk i është dhënë.
I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policisë, njoftuan mediat kryesore greke./a;beu.com/