Një i burgosur në Rusi ka treguar për përdhunimet që ndodhnin në këto ambiente ndaj të burgosurve.
Sipas tij atuoritetet e burgjeve ishin në dijeni të situatës dhe nuk bënin asgjë për ta ndaluar këtë situatë.
Vladimir Ossetchkini ish i dënuar, aktualisht është refugjat në Francë dhe pamjet i ka paraqitur për gazetën franceze “Le Monde”, nëpërmjet të cilës sjell rreth 1,000 video të ndryshme.
Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë filluar hetimet, ndërsa pesë oficerë mësohet se janë larguar nga postet e tyre.
Ndërkohë një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se Kremlini ishte në dijeni të këtij rasti të rëndë.
“Me sa dimë, Shërbimi Federal i Burgjeve po merret me këtë çështje. Nëse do të vërtetohet ky informacion, natyrisht që të sjellë jo vetëm hetime të thelluara, por edhe reagime serioze”, ka thënë më të Dmitry Peshkov./albeu.com
WARNING: GRAPHIC CONTENT – Russian authorities said they fired five senior prison officials and opened a slew of criminal investigations into alleged torture and sexual assaults at a jail in the Saratov region https://t.co/hg1WYA3crZ pic.twitter.com/MgsbRqm0lY
— Reuters (@Reuters) October 7, 2021