Topi zbulon “trukun” e Berishës për “non gratan” e ShBA-ve

Ish-presidenti Bamir Topi ka zbuluar trukun që do të përdorë Berisha kundër “non gratës” së SHBA-ve.

Në RTV Ora ku ishte i ftuar, Topi u shpreh se Berisha është një lojtar i vjetër në politikë dhe sipas tij ai do të kthehet në krye të PD-së për tu bërë një interlokutor me SHBA-të, pasi ata do të vijnë dhe do të respektojnë me këtë cilësi.

Topi: Berisha është një lojtar i vjetër në politikë e di se që duke u kthyer në krye të PD-së, që po e merr përmes strukturave legjitime, pasi ata e mbështesin. Do tentativë për tu thënë të tjerëve që ejani dhe konkurronte sepse do të jetë garë, është një tentativë e panevosjhme. Nuk mund ta garojë garën një person që merr pjesë në garë.

Topi: KOP-i nuk kishte asnjë kontribut në fitoren e vitit 2005, ishin njerëz pa eksperiencë

Berisha duke u bërë kryetar i PD-së. Ai kthehet në interlokutor dhe e di se bota politike funksionon edhe në një bazament diplomatik. Kjo do të thotë se nëse je kryetar i institucioni të tjerët që vijnë do të respektojnë me këtë cilësi. Se si do të përshkallëzohet situatë me SHBA-të, ata e kanë thënë dhe kjo mund të përkeqësojë klimën e PD-së dhe mundësitë e saj për tu kthyer në pushtet.


Shtuar 28.03.2022 23:34