Topalli: Sot ka ndodhur e paimagjinueshmja, votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ, kjo po nxjerr jashtë loje të gjithë procesin që ka ndodhur andej

Deklarata e të deleguarës politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli:

Thënë këtë, dua të shtoj edhe sot në vazhdim të deklaratave dhe denoncimeve që kemi bërë për rastin e procesit zgjedhor në Greqi, shtohen shqetësimet nga mënyra e procedimit në Greqi.

Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfeve në dorë në KQZ.

Të ndahet dhe të trajtohet në mënyrë krejt të veçantë, kutitë që vijnë nga Greqia nga kutitë që vijnë nga Italia.

Të bëhet auditimi i të gjitha rasteve të kutive të dërguara, për mënyrën se si është bërë procesi i votimit, për mënyrën e sjelljes këtu dhe një analizë e kutive të votimit, që kanë sjellë një anomali që është e pashpjegueshme, në mënyrën e ardhjes së votave këtu.

Nëse për 3 javë rresht nga të gjitha vendet e tjera, kanë ardhur proporcionalisht, normale votat dhe për Greqinë, kishin ardhur vetëm 17 mijë vota, vetëm në 3 ditët e fundit janë shtuar 22 mijë vota. Pra është një anomali, por është një derivat i të gjitha thyerjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Greqi.

Nëse do të vazhdojmë të dorëzojmë zarfin në dorë, kjo nuk është votë, por kjo është anulim i zbatimit të kodit zgjedhor, dhe është krim elektoral.


Shtuar 9.05.2025 13:18