Një tërmet me magnitudë 7 goditi një zonë të largët në veriperëndim të Papua Guinesë së Re, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë. Epiqendra ishte në xhungël dhe 97 kilometra nga qyteti bregdetar Wiwak dhe thellësia fokale ishte 62 km.
Ekipet e organizatës humanitare Samaritan Aviation transportuan me avion ata që u plagosën rëndë, shpjegoi zyrtari i organizatës Chris Cook. Të paktën 178 shtëpi u shkatërruan në zonën Karawari, e cila është afër epiqendrës, sipas zyrtarit lokal Emil Kongian.
# BreakingNews #BREAKING A 7.01 ~M #earthquake has occurred near #Wimat_Mission, East #Sepik Province, #Papua New #Guinea #Sismo #Temblor #Earthquake #EarthquakePH #earthquakes pic.twitter.com/CuuLorI4Ok
— Harish Deshmukh (@DeshmukhHarish9) April 3, 2023
Papua Guinea e Re përjeton shpesh aktivitet sizmik. Jashtë qyteteve të mëdha, zonat janë me popullsi të rrallë dhe ndërtesat janë shpesh prej druri.