Policia po zhvillon një operacion në zonën e Lezhës. Mësohet se po ekzekutohen vendimet e Apelit të GJKKO për personat e ndaluar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Deri tani janë ndaluar të paktën dy persona, Zef Lazri dhe Vlash Gazulli.
Kujtojmë se mëë 15 prill, GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Vlash Gazuli është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, Zef Lazri 4 vite e 8 muaj dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë, 10 vite burg është dhënë për Gjevi Ndokën, si dhe 5 vite e 4 muaj Mimoza Ndokës.