Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar.
Nga pamjet shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar.
Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.