titaniku Archives - Albeu.com

Pse duhet rrezikuar jeta, për të parë Titanikun?
Veprimtaria e Titanit duhet të kish qenë vetëm shkencore. Por pasagjerët luksozë ishin të nevojshëm për ta financuar atë. Edhe pse nuk mund t’i afrohesh shumë rrënojave dhe mbetjeve, që tashmë mund të shihen në smartphone.

Nuk ishte sekret se zhytja e Titanit ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.

Që në vitin 2018, David Lochridge, në atë kohë drejtor i operacioneve detare të OceanGate, kompania që zotëron mini-nëndetësen, kishte denoncuar problemet serioze të sigurisë dhe ishte pushuar nga puna në vend. Edhe në vitin 2018, rreth dyzet oqeanografë, drejtues kompanish nëndetësesh, eksplorues në det të thellë kishin firmosur një apel për rishikimin e planeve të ndërtimit, në përputhje me rregullat, por ato u shpërfillën.

Gjermani Arthur Loibl, i cili në vitin 2021, zbriti në humnerën e oqeanit për të vizituar rrënojat, tani thotë se e kuptoi menjëherë që ishte një operacion kamikaz. Të gjithë e dinin, megjithatë kishte një radhë për të hipur, dhe në fakt Titani nuk ka udhëtuar kurrë me një vend bosh.

Zhytja e fundit zyrtarisht kishte qëllime shkencore: pas ekspeditave të viteve 2021 dhe 2022, do të shërbente zyrtarisht për kontrollin vjetor të anijes së madhe. Për këtë arsye, të katër personat në bord, përveç pilotit, nuk duhej të kishin qenë “turistë” të thjeshtë, por “specialistë”, të cilëve u kërkohej të kishin një minimum përvoje zhytjesh nënujore.

Në realitet, me këto “udhëtime” në kufijtë e të pamundurës, kompania amerikane OceanGate është financuar gjithmonë bujarisht, ndërsa pjesëmarrësit ekstravagantë, të cilët paguanin 240,000 euro për një eksperiencë dhjetë orëshe, pra 24,000 euro në orë, përjetonin një lloj “sfide” ekstreme emocionale, e cila fillonte përpara hipjes në nëndetëse, kur iu kërkohej të firmosnin një deklaratë, në të cilën shkruhej se ishin të vetëdijshëm që ekspedita mund të përfundonte në tragjedi, sepse Titani ishte një anije eksperimentale, e paçertifikuar.

Sigurisht, Titaniku është anija më e famshme në botë dhe ka shumë njerëz që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të admiruar rrënojat e saj me sytë e tyre, por që më pas mbeten të zhgënjyer: Titani kufizohej në një vizitë të largët të dekut të anijes oqeanike, e cila, përveç majës (ajo e skenës-kult të Jack dhe Rose të përqafuar në erë, në filmin “Titanik”), tani është katandisur në një grumbull skrapi pothuajse të padallueshëm.

Pamjet sugjestionuese, ato të mbetjeve të shkallëve e arredimeve që gjenden në brendësi, janë realizuar me dronë nënujorë dhe tashmë mund të shihen rehat nga ekrani i celularit apo kompjuterit, pa rrezikuar jetën. / bota.al

The post Pse duhet rrezikuar jeta, për të parë Titanikun? appeared first on Albeu.com.

Në kërkim të nëndetëses Titan, Franca vë në lëvizje “bishën” Atlanta, me kalimin e orëve shuhen edhe shpresat
Më kalimin e orës janë gjithë e më të pakta shpresat për gjetjen e nëndetëses Titan që u zhduk me 5 persona në bord rreth 900 milje larg Cape Cod, Massachusetts, të dielën.

Ekipet e kërkimit nga Kandaja deh SHBA nuk kanë mundur të bien në gjurmët e nëndetëses deri tani, teksa për të ndihmuar në kërkime është dërguar një anije franceze Atalanta, nga Instituti Francez i Kërkimeve Detare. Kjo është e vetmja nëndetëse që mund të arrijë thellësinë 6000 metra.

“Atalanta” mund të zhytet në një thellësi prej 6000 metrash me një ekuipazh prej tre personash dhe është një nga nëndetëset e pakta të drejtuara në det të thellë. Ka tre dritare shikimi me kënd të gjerë dhe fenerët LED që ofrojnë një pamje të drejtpërdrejtë të shtratit të detit.

Zhytja e nëndetëses në fjalë mund të zgjasë deri në tetë orë, gjashtë prej të cilave mund të shpenzohen duke punuar në shtratin e detit.

Kërkimi për nëndetësen turistike Titan, e cila humbi gjatë një misioni për në anijen e mbytur të Titanikut, ka nisur që nga e hëna, rreth 900 milje larg Cape Cod në bregun e Atlantikut.

Të hënën, OceanGate Expeditions konfirmoi zhdukjen e zhytësit me pilot, ndërsa kontakti me pesë personat në bord humbi rreth një orë e 45 minuta pasi ajo u zhyt të dielën.

Zyrtar nga qeveria francize konfirmoi se në mesin e pesë në bordin e nëndetëses turistike është eksploruesi francez 77-vjeçar Paul-Henri Narzolet, drejtor i kërkimeve nënujore në kompaninë që zotëron të drejtat për mbytjen e Titanikut.

Tashmë që kanë kaluar dy ditë nga zhdukja, vlerësohet se në bordin e nëndetëses ka më pak se 20 orë oksigjen dhe një sfidë tjetër nëse ajo lokalizohet, është mënyra se si do të nxirret nga thellësia.

The post Në kërkim të nëndetëses Titan, Franca vë në lëvizje “bishën” Atlanta, me kalimin e orëve shuhen edhe shpresat appeared first on Albeu.com.

Skenar horror për të zhdukurit me nëndetësen pranë Titanikut
Vijojnë kërkimet e dëshpëruara në zonën ku u zhduk anija turistike “Titan” me 5 persona në bord.

Por me kalimin e kohës po fillojnë të dalin në pah edhe skenaret “horror” për fatin e anijes.

Dr.David Gallo, një oqeanograf amerikan, i cili konsiderohet në mbarë botën si një autoritet për eksplorimin nënujor dhe mik i ngushtë i Paul-Henri Narzolet, operatori i “Titanit”, deklaroi se “ka shumë të ngjarë që anija të shpërthejë në copa brenda oqeanit.

Sipas Dr.Gallo, Gallo, meqenëse komunikimi i Titanit me anijen mbështetëse humbi 1 orë e 45 minuta pasi ai u zhyt drejt rrënojave të Titanikut në një thellësi prej rreth 3,800 metrash, “ndoshta ndodhi diçka e papritur , pasi do të duheshin rreth 2 orë për të arritur mbetjet e Titanikut. Ndodhi diçka e cila bëri që “Titani” të humbte komunikimin apo dhe fuqinë përpara se të arrinte në rrënoja.”

The US Coast Guard says “to date” search efforts to find the missing Titan vessel “have not yielded any results”

In an update, Captain Jamie Frederick, of the First Coast Guard District, described the “complex” search.

Latest: https://t.co/KOVjVYf7GV pic.twitter.com/QbSDWToOFh

— Sky News (@SkyNews) June 21, 2023

Roja Bregdetare e SHBA-së thotë se deri më sot përpjekjet e kërkimit për të gjetur anijen e zhdukur “Titan” nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Në një përditësim, kapiteni Jamie Frederick, i Distriktit të Parë të Rojës Bregdetare, e përshkroi kërkimin si kompleks.

“Dhe nga diçka e tillë, domethënë nga një thyerje në thellësi kaq të mëdha nuk ka kthim”, shtoi David Gallo.

Në të njëjtën kohë duke theksuar se edhe ai vetë është i shkatërruar, por si shkencëtar duhet të nxjerrë në pah interpretimin më të mundshëm të të dhënave të deritanishme.

“Fatkeqësisht, shkatërrimi i Titanit nga një lloj dështimi material mund të jetë vetëm skenari nr.1 tani. Personalisht, nuk di ndonjë mënyrë tjetër në të cilën nëndetësja mund të ishte zhdukur kaq shpejt.”

Megjithatë, edhe nëse skenari i Gallo nuk është i saktë dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e “Titan” janë gjallë duhet të merren parasysh dy fakte; së pari, oksigjeni i disponueshëm brenda kapsulës nuk është i pakufizuar. Përkundrazi, llogaritet se pasagjerët tani kanë afërsisht një rezervë të mjaftueshme për rreth 30 orë. Dhe kjo me kushtin që ekuipazhi prej pesë anëtarësh të misionit të ruanin gjakftohtësinë dhe të mos kishin panik, duke rritur kështu konsumin e oksigjenit. Elementi i dytë kritik është se “Titan” është i mbyllur nga jashtë me një seri bulonash (vida) të mëdha.

Prandaj, edhe nëse noton i humbur në sipërfaqe, zbulimi i tij është urgjent, pikërisht për shkak të natyrës së tij si një mjet i projektuar posaçërisht për të përballuar presionet kolosale të detit, në një thellësi prej kilometrash.

Nuk ka certifikata

Megjithatë, sipas raportimeve në New York Times, po shprehen dyshime se sa me kujdes janë ndjekur standardet e sigurisë në Titan. Duhet theksuar se ndryshe nga varkat e tjera të këtij lloji që i nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe procedurave të certifikimit, Titan nuk disponon asnjë lloj certifikate, pasi është tepër inovativ. Ndërtimi i saj ndryshon nga ai i çdo anijeje tjetër në det të thellë, madje edhe nga të tjerat që përbëjnë flotën e kompanisë zotëruese, OceanGate.

Është karakteristike që ekspertë, si biologu i oqeanit Bruce Robinson dhe Alfred S. McLaren, një oficer i pensionuar i nëndetëseve të Marinës amerikane, deklarojnë se “Mungesa e certifikimit justifikon të supozohet se ka pasur gabime të qëllimshme në pajtueshmërinë me sigurinë për Titan.” Personalisht, unë nuk do të zhytesha me një varkë të tillë në një milion vjet,” vuri në dukje McLaren.

Me rastin e çështjes Titan, në sipërfaqen e lajmeve ndërkombëtare u shfaq një boshllëk në rregulloret ndërkombëtare, të cilat në thelb zbatohen për nëndetëset e vogla private. Dhe kjo për shkak se pothuajse çdo njëri prej tyre është i ndryshëm, në kuptimin që, në një masë të madhe, ato janë bërë vetë, për sa i përket materialeve dhe metodave të përdorura për prodhimin e tyre./Albeu.com/

The post Skenar horror për të zhdukurit me nëndetësen pranë Titanikut appeared first on Albeu.com.

Pesë skenarët ogurzinj për fatin e “Titan”: Një qark i shkurtër apo u bllokua?
Edhe pse është jashtëzakonisht herët që ekspertët të shpjegojnë se çfarë mund të ketë shkuar keq me  nëndetësen turistike “Titan”, disa skenarë nga ngecja në rrënojat e Titanikut deri te dëmtimi i energjisë ose furnizimit të komunikimit po qarkullojnë.

“Titani” mbetet i zhdukur që nga e diela dhe mësohet se anëtarët  në bord kanë oksigjen të mjaftueshëm deri të enjten.

Parashikimet e ekspertëve për vendndodhjen e anijes janë mjaft ogurzeza..

Pesë skenarët për fatin e nëndetëses

1.Një rrezik i madh është një ndërprerje e energjisë elektrike, e cila mund të kishte shkaktuar humbjen e komunikimit, tha Eric Fusil, një ekspert i nëndetëseve dhe profesor i asociuar në Universitein e Adelajdës.

“Disa nëndetëse kanë një gjenerator, por nuk është e qartë nëse anija Titan kishte një sistem energjie rezervë kur humbi nga radarët,” shtoi ai.

2.Një qark i shkurtër mund të shkaktojë një zjarr në nëndetësen turistike, e cila jo vetëm që do të shkatërronte sistemet e saj të komunikimit, por gjithashtu do të lëshonte tym toksik në një hapësirë ​​të vogël e të mbyllur, një rrezik i madh për ata që ishin në bord, theksoi profesori australian.

And people paid $250,000 for this!!! #Titanic #Titan #OceanGate pic.twitter.com/fj3561Vpvp

— Perez (@ThePerezHilton) June 20, 2023

3. Të përmbytet. Ky është një rrezik që fshihet për të gjitha anijet turistike pranë mbytjes së Titanikut pasi ato janë nën presion të jashtëzakonshëm . Megjithatë, anija “Titan” është e pajisur me një sistem inovativ sigurie që monitoron presionin në anije dhe aktivizon një paralajmërim për operatorin e saj nëse zbulohen probleme.

4.Ekziston edhe rreziku që të bllokohet diku. Me rryma të forta nënujore dhe rrënojat e Titanikut në dyshemenë e oqeanit, ekziston mundësia që nëndetësja të jetë bllokuar gjatë rrjedhës së saj, tha Eric Fusil.

Megjithatë, siç raporton gazeta britanike Guardian, skenari i bllokimit në rrënojat e Titanikut është ndoshta më i mundshmi.

“Mbetjet e Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej rreth 3800 metrash në dyshemenë e oqeanit, kanë mbi një shekull aty. Ka pjesë të tij kudo. Është e rrezikshme,” tha Frank Oëen OAM, oficer në pension i Marinës Mbretërore Australiane dhe drejtor i programit të arratisjes dhe shpëtimit të nëndetëseve.

“Kontakti humbi pas një ore e 45 minutash udhëtimin, gjë që sugjeron se ekuipazhi mund të ketë qenë afër ose tashmë në fund të oqeanit,” tha ai.

OceanGate Expeditions, a company that deploys submersibles for deep sea expeditions, has confirmed that one of its submersibles is missing.

Video previously released shows one of the submersibles they use to view the wreck of the Titanic in the Atlantic.https://t.co/6jSmc8jiHw pic.twitter.com/tkuWRNGnD0

— Sky News (@SkyNews) June 19, 2023

5.Një tjetër skenar është një rrjedhje e cila zvogëlon presionin, kështu që prognoza nuk është e mirë, tha Alistair Greig, profesor i inxhinierisë detare në University College London.

“Nëse ka zbritur në fund të oqeanit dhe nuk mund të dalë me fuqinë e vet, opsionet janë shumë të kufizuara”, theksoi shkencëtari britanik.

Për Chris Parry, një zëvendës-admiral në pension i Marinës Mbretërore Britanike, shpëtimi nënujor është “një biznes shumë i vështirë”.

“Anija “Titan” do të jetë në një kanal. Ka shumë mbeturina përreth. Kështu që përpjekja për ta lokalizuar atë në zonën që duam të kërkojmë me një nëndetëse tjetër do të jetë vërtet shumë e vështirë”, theksoi ai./Albeu.com/

The post Pesë skenarët ogurzinj për fatin e “Titan”: Një qark i shkurtër apo u bllokua? appeared first on Albeu.com.

Thriller me nëndetësen që u zhduk mbi Titanik, oksigjeni i personave në bord deri në enjten, vijojnë kërkimet
Ekipet e kërkimit amerikan dhe kanadez po garojnë me kohën për të gjetur një nëndetëse turistike që u zhduk gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut të dielën.

Rasti po merr përmasa thriller,  pasi sipas përditësimit të fundit nga Roja Bregdetare e SHBA-së, oksigjeni i disponueshëm për pesë personat në bord parashikohet të mbarojë pasditen e së enjtes.

Sipas të njëjtit njoftim, nëndetësja e vogël e OceanGate Expeditions, kompania private që organizon ekspeditat drejt anijembytjes së famshme, është e paprekur.

Sipas mediave ndërkombëtare, komunikimi me nëndetësen Titan humbi afërsisht 1 orë e 45 minuta pas fillimit të zhytjes së saj dy orëshe, gjë që i bën ekspertët të besojnë se çfarëdo që ka ndodhur, ka ndodhur pranë rrënojave të Titanikut.

Siç shpjegojnë ata, nëndetësja Titan dërgon një sinjal çdo 15 minuta në anijen sipërfaqësore Polar Prince, dhe sinjali i fundit u dërgua ndërsa nëndetësja ishte mbi Titanikun në orën 17:00 të së hënës.

Ky vlerësim, në fakt, duket se e bën edhe më të vështirë operacionin tashmë të komplikuar të shpëtimit, sepse nëse është e vërtetë, siç vë në dukje Daily Mail, atëherë do të jetë praktikisht e pamundur të bëhet me një anije të drejtuar dhe do të duhet një anije pa pilot që mund të arrijnë në thellësi të tilla.

Megjithatë një numër i vogël operacionesh të tilla kanë ndodhur në të kaluarën.

Në zhytësen në fjalë janë 5 persona, katër pasagjerë dhe një pilot.

Mes tyre, sipas raporteve, në zhytësve ndodhen miliarderi britanik Hamish Harting, eksploruesi francez Paul Henri Narzolet dhe CEO i OceanGate Expedition, Stockton Rush.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të dhënë nga një përfaqësues i Rojes Bregdetare të Bostonit të hënën, nuk u publikua asnjë nga emrat e pesë pasagjerëve të nëndetëses./Albeu.com/

The post Thriller me nëndetësen që u zhduk mbi Titanik, oksigjeni i personave në bord deri në enjten, vijojnë kërkimet appeared first on Albeu.com.

Napoli po magjeps/ Raspadori si Titaniku, por vetëm Ajax fundoset
“Jack, unë jam duke fluturuar”. Napoli po shijon ditën pas një prej ndeshjeve me të mira në historinë e saj të dundit.

Dhe këtë e bën me të drejtë, pasi shënoi me lehtësi në transfertë gjashtë gola.

Jack është Raspadori, ylli i Napolit i ngazëllyer shtrin krahët drejt fitores. Klubi e krahason atë për shkak të emrit dhe qëndrimit fizik për të krijuar një nga skenat më të famshme nga filmi Titaniku.

Në fakt ajo që po përjeton Napoli duket si film, duket si përrallë./albeu.com

✈️ Jack, sto volando!

? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/R7cjEhwuXf

— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 5, 2022

The post Napoli po magjeps/ Raspadori si Titaniku, por vetëm Ajax fundoset appeared first on Albeu.com.

Titaniku, misteri i mesazhit në shishe nga Jeremia Burke
Në majin e vitit 1913 në plazhin Danketëll në Kork, Irlandë, një burrë që po shëtiste me qenin e tij gjeti një shishe qelqi, të mbyllur me një tapë e cila ishte lidhur me një lidhëse këpucësh, dhe që përmbante një letër. Kur e hapi, ai gjeti një mesazh të papritur.

Fjala “Titanik” mjaftoi që burri të shkonte me shpejtësi në rajonin e policisë, për të kërkuar shpjegime. Në fillim zbuluesi i shishes e konsideroi atë si një shaka pa kripë. Titaniku ishte fundosur më 15 prill 1912, pra më shumë se një vit më parë.

Policia nisi hetimet e saj, dhe në fakt në listën e pasagjerëve të anijes fatkeqe u identifikua një person me emrin Jeremia Burke nga Glenmir, që jetonte disa kilometra larg vendit ku u gjet shishja. Burke ishte një pasagjer i Titanikut, dhe ishte raportuar i zhdukur pas mbytjes sëanijes.

Jeremia Burke lindi më 15 prill 1893 në Belino Glenmir, një periferi e Korkut. Dy nga motrat e tij ishin shpërngulur në Shtetet e Bashkuara që në fillim të viteve 1900, dhe konkretisht nëÇarlestoun të shtetit të Masaçusetsit. Në prillin e vitit 1912, ato mundën të kursenin, dhe t’idërgonin Jeremias paratë për biletën, në mënyrë që ai t’u bashkohej në kërkim të një pune tëqëndrueshme dhe një jete më të mirë.

Jeremia e bleu biletën e klasit të tretë në anijen Titanik më 11 prill 1912, për vete dhe kushërirën e tij Hanora Hegarti, një vit më e vogël. Babai i Jeremias e shoqëroi me karrocën e tij djalin dhe mbesën e tij deri në Kuinstoun. Ndërkohë nëna, qëndroi në shtëpi me fëmijët e tjerë më të vegjël.

Por duke e përshëndetur, i dha një shishe me ujë të bekuar për ta mbrojtur në udhëtimin e tij,dhe në jetën e re në Amerikë. Titaniku u nis në orën 14:00 të datës 11 prill 1912, dhe nuk u kthye më. Në orën 23:30 të datës 14 prill, anija u përplas me një ajsberg, dhe më pas u mbyt më 15 prill rreth orës 02:20 të mëngjesit.

Edhe pse ora e saktë, është ende objekt debatesh, për shkak të dallimeve në zonat kohore dhe dëshmive kontradiktore të të mbijetuarve. Lajmi për fundosjen u anijes u përhap me shpejtësi. Por për të zbuluar se kush kishte shpëtuar dhe kush jo, duhej të pritej deri më datën 18 prill, me mbërritjen në Nju Jork të anijes Karpatia, që kishte shpëtuar të mbijetuarit.

Ato ditë familja e Jeremias ishte duke ndërruar banesë, dhe nuk mori asnjë lajm zyrtar. E ëma mësoi për fatkeqësinë disa ditë më vonë nga një mik i familjes, që shkoi për t’i shprehur ngushëllimet për humbjen e rëndë. Për të zhdukurit nuk kishte asnjë shpresë. Familjet prisnin gjetjen dhe rikthimin e trupave.

Por me rikthimin më 19 maj të “M/N Algerine”, e fundit nga 4 anijet e destinuara për rikuperimin e trupave më 19 maj, u shua çdo lloj shprese. Edhe nëse mund të jenë gjeturtrupat e pajetë të Jeremias dhe kushërirës së tij Hanorah, ato nuk u identifikuan kurrë.

Pasi u gjet shishja, nëna e Jeremias u thirr nga policia. Ajo e njohu menjëherë dorëshkrimin e të birit, dhe shishen që i kishte mbushur me ujë të bekuar. Por me gjetjen e shishes, lindën disa pyetje. Para së gjithash mbi datën. Data mund të lexohej herë si 10, por edhe 12 apo 13 prill, dhe u shkruar çuditërisht në formalin 10 (12 ose 13)/4/1912, në një kohë që në vendet anglishtfolëse shkruhet zakonisht në fillim muaji dhe më pas dita.

Data 10 nuk kishte shumë gjasa, pasi Jeremia nuk kishte hipur ende në anije. Ndërkohë nëse shishja do të ishte hedhur në det më 12 ose 13 prill, ajo do të kishte udhëtuar për më shumë se një vit. Po sa mundësi kishte të mbërrinte deri në brigjet e Irlandës, dhe pikërisht në Kork?

Nëna e Jeremias tha në polici se për asnjë arsye djali nuk do ta zbrazte shishen me ujin e bekuar për ta përdorur si enë të zakonshme, përveçse në një situatë urgjente. Edhe përdorimi i një lidhëseje këpuce në gjendje të mirë për ta lidhur grykën, ishte pak i besueshëm. Sipas saj Jeremia mund ta kishte shkruar letrën dhe hedhur shishen në det në orët para fundosjes sëanijes, duke u ngatërruar për datën për shkak të panikut të momentit.

Sigurisht, është e vështirë të mendohet se shishja lundroi në të gjithë Atlantikun për të zbarkuar në Kork. Por nëna e tij e pa atë si një shenjë hyjnore, si lamtumirën e fundit të djalit të saj, dhe e ruajti shishen si një relike deri në vdekjen e tij, që ndodhi disa muaj më vonë, në dhjetor 1913.

Policia ishte më e prirur të mendonte se letra ishte një mesazh përshëndetjeje për Irlandën, të cilën Jeremia vështirë se do ta shihte përsëri, dhe që u hodh në det kur anija ishte ende në afërsi të Korkut. Por si mund të shpjegohet zbrazja e shishes me ujin e bekuar, vetëm për një mesazh përshëndetjeje?

Me kalimin e viteve ka pasur gjetje të tjera mesazhesh në shishe nga “anijet e mbytura”, të cilat në çdo rast kanë rezultuar false. Nëna e Jeremia Burke nuk kishte asnjë dyshim:letra ishte shkruar nga i biri, që si një besimtar i mirë irlandez, nuk do ta kishte zbrazur kurrë për një arsye të parëndësishme.

Misteri është i destinuar të mbetet i tillë, përveçse nëse do të ketë zhvillime të reja. E vetmja gjë e sigurt, është që Jeremia Burke vdiq pikërisht në ditën e lindjen e tij të 19-të më 15 prill 1912. Historia u rikthye në vëmendjen e medias në vitin 2011 kur Meri Uds, stërmbesa e Jeremias, vendosi t’ia dhuronte shishen Qendrës së Trashëgimisë Kob, ku ndodhet tani eekspozuar në pavionin kushtuar Titanikut./Bota.al/

The post Titaniku, misteri i mesazhit në shishe nga Jeremia Burke appeared first on Albeu.com.

Kinezët po e rindërtojnë Titanikun origjinal, do të përdoret për atraksion turistik
Një kopje e anijes më të famshme në botë – Titanik – është duke u ndërtuar aktualisht në provincën kineze të Sichuan.

Kopja është duke u ndërtuar për një park zbavitës.

Projekti jo vetëm që gllabëron një shumë të madhe parash, por edhe mijëra e mijëra tonë çelik.

Në prill të vitit 1912, anija e pasagjerëve RMS Titanic përplasi një ajsberg dhe u mbyt në det.

Mbetjet kanë qenë të shtrira në fund të oqeanit në një thellësi prej gati 4,000 metrash për më shumë se njëqind vjet. Magjepsja për anijen mbetet e pandërprerë.

Një kopje masive e anijes detare të mbytur aktualisht është duke u ndërtuar në provincën kineze të Sichuan, në jug-perëndim të vendit.

Puna e parë filloi në 2016 – fotografitë aktuale nga kantieri i ndërtimit tregojnë se sa larg është mega projekti.

Kopja do të jetë saktësisht e njëjtë me madhësinë origjinale: 269,06 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, rreth 23,000 tonë çelik do të kërkohen për ndërtimin.

Projekti gjithashtu pritet të kushtojë rreth një miliard juan – ekuivalenti i pothuajse 127 milionë euro.

Do të jetë pjesa qendrore e një parku tematik të quajtur Romandisea.

Anija duhet të ofrojë të njëjtat pajisje luksoze si modeli i saj – duke përfshirë sallat e banketeve, teatrot, platformat e shikimit dhe një pishinë.

Sapo anija të jetë gati, të ftuarit do të jenë në gjendje të kalojnë natën në të. Sidoqoftë, ende nuk ka pasur një datë të hapjes.

The post Kinezët po e rindërtojnë Titanikun origjinal, do të përdoret për atraksion turistik appeared first on Albeu.com.

I mbijetuan Titanikut, por u zhdukën brenda 24 orëve nga tragjedia
Kur anija luksoze e pasagjerëve “Titanik” u fundos në Oqeanin Atlantik në prill të vitit 1912, mijëra njerëz ranë në ujërat e ftohtë.

Vetëm një nga anijet e shpëtimit që i shpëtoi anijes që po mbytej u kthye përsëri për të kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.

Në errësirë, ekipet e shpëtimit gjetën një djalë të ri kinez që ishte kapur pas një dere prej druri, duke u dridhur, por ende gjallë.

Ai njeri ishte Fang Lang, një nga gjashtë kinezët e mbijetuar të Titanikut, dhe shpëtimi i tij do të vazhdonte për të frymëzuar një skenë të famshme në filmin e njohur botëror “Titanik” të Hollivudit, në vitin 1997, shkruan BBC.

Por mbijetesa e tyre e mrekullueshme nuk ishte fundi i rrugëtimit të tyre.

Brenda 24 orëve nga mbërritja e tyre në stacionin e inspektimit të emigrantëve në Ellis Island, New York, ata u dëbuan nga vendi për shkak të Ligjit për Përjashtimin Kinez, një ligj i diskutueshëm që ndalonte imigrimin e kinezëve në SHBA.

Dhe të gjashtë burrat u zhdukën nga historia – deri më tani.

Një film dokumentar që sapo ka dalë premierë, “The Six”, sjell në qendër të vëmendjes mbi identitetet dhe jetën e tyre, 109 vjet pas udhëtimit.

Kush ishin gjashtë të mbijetuarit kinezë?

Burrat u identifikuan si Lee Bing, Fang Lang, Chang Chip, Ah Lam, Chung Foo dhe Ling Hee. Ata besohej se ishin marinarë që shkonin në Karaibe për të punuar.

“Si një grup njerëzish së bashku, ata janë bashkë të panjohur”, i tha BBC Arthur Jones, kineast britanik dhe autor i The Six.

Sipas BBC, emrat e të mbijetuarve kinezë ishin në listën e pasagjerëve të anijes dhe artikujt e lajmeve që mbulonin fundosjen e “Titanikut” i përmendnin ata shkurtimisht.

Por ndryshe nga të mbijetuarit e tjerë të “Titanik”-ut që morën lavdërime në shtyp, burrat kinezë u poshtëruan për shkak të ndjenjës anti-kineze në Perëndim në fillim të Shekullit 20, sipas historianëve dhe studiuesve.

Në një raport të depozituar disa ditë pas mbytjes, për shembull, The Brooklyn Daily Eagle i quajti të mbijetuarit kinezë “krijesa” që ishin derdhur në varkat e shpëtimit “në shenjën e parë të rrezikut” dhe u fshehën poshtë ndenjëseve.

Por hulumtimi i ekipit të prodhimit të dokumentarëve tregoi se ky pretendim ishte i pavërtetë.

Ata ndërtuan një kopje të varkës së shpëtimit të “Titanik”-ut dhe zbuluan se do të ishte e pamundur për burrat kinezë të fshiheshin.

Media të tjera në atë kohë akuzuan burrat kinezë se ishin veshur si gra në mënyrë që të kishin përparësi në bordet e varkave të shpëtimit.

Por historiani i “Titanik”, Tim Maltin thotë se nuk ka asnjë provë që të mbijetuarit kinezë ishin larguar apo maskuar si gra.

“Këto ishin histori të krijuara nga shtypi dhe publiku pas ngjarjes”, i tha ai BBC.

Thashethemet mund të kenë buruar nga një njollë e lidhur me shumë meshkuj të mbijetuar të “Titanik”-ut, pasi në atë kohë publiku i gjerë mendonte se gratë dhe fëmijët duhej të kishin përparësi në shpëtim.

Çfarë ndodhi me ta pas aksidentit?

Të kthyer nga SHBA, të gjashtë burrat u dërguan në Kubë.

Ata shpejt gjetën rrugën e tyre për në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte një mungesë marinarësh pasi shumë marinarë britanikë u regjistruan në ushtri gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan më tej BBC.

Chang Chip u bë gjithnjë e më shumë i sëmurë pas natës fatkeqe, dhe përfundimisht ndërroi jetë nga pneumonia në vitin 1914. Ai u varros në një varr të pashënuar në një varrezë në Londër.

Pjesa tjetër ka punuar së bashku në Britani deri në vitin 1920, kur vendi vuante nga një recesion i pasluftës dhe ndjenjat anti-emigrante po shtoheshin.

Disa nga burrat kinezë u martuan me gra britanike në Mbretërinë e Bashkuar dhe patën fëmijë.

Por një politikë anti-emigrante i detyroi ata të largoheshin nga vendi pa njoftim, duke lënë pas të dashurat e tyre.

Ah Lam u dëbua në Hong Kong, ndërsa Ling Hee hipi në një varkë me avull që drejtohej për në Kalkuta në Indi.

Lee Bing emigroi në Kanada, ndërsa Fang Lang, pasi lundroi midis Britanisë dhe Hong Kong për vite me radhë, u bë një qytetar i vendit që e refuzoi një herë – SHBA.

Paralelet midis historisë dhe ditëve të sotme

Tom Fong, djali i Fang Lang, lindi në Milwaukee, Wisconsin gati gjysmë shekulli pas fundosjes së “Titanik”-ut.

Për dekada, ai nuk dinte asgjë për përvojën e babait të tij në “të pa fundosur”.

“Ai (Fang Lang) nuk foli kurrë për këtë. Jo me mua, të paktën as me nënën time”, ka thënë Fong për BBC.

Fang vdiq në vitin 1985 në moshën 90 vjeç.

Vetëm 20 vjet pas vdekjes së tij, Fong së pari mësoi nga një anëtar i familjes se babai i tij i kishte mbijetuar mbytjes epike të anijes.

Z. Fong mendon se babai i tij mund ta ketë mbajtur mbijetesën e tij në “Titanik” si një sekret prej tij për shkak të disa arsyeve.

“Kishte shumë informacione që thoshin se po ishin fshehur poshtë varkës dhe ata u veshën si gra…”, thotë ai. “Histori të tilla qarkullonin në atë kohë”.

Kur ekipi hulumtues i “The Six” gjurmoi pasardhësit e të mbijetuarve, shumë prej tyre ende hezitonin të tregonin historitë e familjeve të tyre për shkak të damkës së përjetuar nga anëtarët e familjes së tyre një shekull më parë.

Duke u rritur në Wisconsin, Z. Fong dëshmoi shumë incidente ku babait të tij iu desh të luftonte kundër racizmit, duke përfshirë grushtimin e një burri që i quante ata emra nënçmues.

“Ai (Fang Lang) ishte një zotëri i mirë, derisa ndjeu se po diskriminohej për etninë e tij”, thotë Fong.

Por, siç shkruan BBC, më shumë se njëqind vjet më vonë, armiqësia e përjetuar nga gjashtë të mbijetuarit kinezë i bën jehonë racizmit anti-aziatik të sotëm.

Vetëm në SHBA, ka pasur mijëra raste të raportuara abuzimi në muajt e fundit, nga pështymja dhe ngacmimi verbal deri te sulmi i dhunshëm.

Dhe Fong zgjodhi të ndajë historinë e familjes së tij, duke shpresuar që audienca të mësonte për historinë e vërtetë të të mbijetuarve të “Titanik”-ut dhe të reflektonte mbi ngjarjet aktuale.

“Sepse nëse nuk e dini historinë, ajo do të përsëritet”, thotë Fong.

The post I mbijetuan Titanikut, por u zhdukën brenda 24 orëve nga tragjedia appeared first on Albeu.com.