Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Nata me Aulonën”, ku ndanë reflektimet e tyre mbi eksperiencën në Big Brother VIP Albania 4 dhe fenomenin e fansave të këtij formati.
Gjatë bisedës, Krisa theksoi se shumë njerëz përfshihen emocionalisht në një reality që, në fund të fundit, ka një afat të përcaktuar.
Të lidhura
None found
“Mos u përfshini kaq shumë emocionalisht në një reality kur ai do të mbarojë. Secili vazhdon jetën e tij. Disa mund të pajtohen, disa jo, dhe kjo është normale, nisur nga debatet apo situatat që ndodhin brenda shtëpisë,” u shpreh Krisa.
Nga ana tjetër, Tiri u ndal te një aspekt tjetër interesant: mënyra sesi fansat krijojnë lidhje të forta me konkurrentët.
“Mendoj që rasti i fansave të Big Brother është rast për t’u studiuar. Është shumë e çuditshme se si arrijnë të krijojnë një lidhje emocionale me disa banorë, përtej çdo logjike. Edhe kur faktet janë të qarta, ata nuk i pranojnë. Kjo është një sjellje vërtet interesante për analizim,” tha këngëtari.
