Tiranë/ Shkatërruan gjeneratorin e një lokali në tentativë për ta vjedhur, vihen në pranga 3 persona

Mesditën e sotme, uniformat blu, në kuadër të operacionit “Befasia”, kanë arrestuar tre persona. Të arrestuarit janë; A. I., 27-vjeç, G. Z., 45-vjeç dhe M. M., 37-vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për shkatërrim prone dhe tentativë vjedhje. 

 

Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.      

 

Materialet procedural, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 20.12.2023 14:04