Paraditen e sotme, një vatër zjarri është regjistruar në një shkollë në ‘Don Bosko’ në Tiranë.
Raportohet se; fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja.
Pas sinjalizimit, zjarrfikësja dhe policia shkuan në vendngjarje, ndërsa u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit.
Disa raportime thonë se shkak është bërë rrjeti elektrik, e të tjerë thonë se ka qenë shpërthimi i kaldajës.