Ditën e sotme, një apartament është përfshirë nga flakët, në lagjen “Varri i Bamit”, në Tiranë.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit.
Zjarri është shuar dhe si pasojë e tij, ka vetëm dëme materiale.
Zjarri ra në banesën e shtetases L. T., 55-vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.