Në kuadër të operacionit ‘Shady snake’, uniformat blu në Tiranë, kanë arrestuar pesë persona, pasi organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të operacionit ‘Shady snake’, u arrestuan shtetasit R. J., 25-vjeç, B. M., 36-vjeç, M. F., 38-vjeç, K. B., 30-vjeç, dhe Q. Sh., 42-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.