Uniformat blu në Tiranë, kanë arrestuar një 21-vjeçar, pasi ka qëlluar me grusht një punonjës të OSHEE-së.
Efektivët ne kryeqytet, shprehen se goditja me grusht e punonjësit të OSHEE-së ka ndodhur për shkak të detyrës.
“U arrestua A. Gj., 2i-vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.