Ditën e djeshme, një sherr ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial. Një person ka përfunduar në pranga dhe një tjetër është proceduar, pasi kanë rrahur dy shtetas.
Si pasojë e konfliktit, prej tyre është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Fiqeri Matranxhi , 46-vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xhafer Biba, ., 34-vjeç banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit Albert Marra, 50-vjeç dhe Rei Cani, 26-vjeç.
Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.