Tirana shfytëzon në maksimum gabimin e Partizanit dhe vazhdon rrugën drejt titullit kampion. Bardhe blutë mundën 2-1 Egnatian, në sfidën e “Elbasan Arena”.
Miqtë nga Rrogozhina do merrnin epërsinë pas 22 minutash lojë. Dëamena fut një top në zonë nga krahët, Kasa dërgoi sferën pas shpinës së Bekajt.
Brenda pjesës së parë, Kristal Abazaj do shënonte golin e parë me bardheblutë, gol që i hapi rrugë përmbysjes. Ekipi i Shehit e nisi mirë pjesën e dytë, duke realizuar golin e dytë. Pikërisht i njëjti njeri, Abazaj e pati lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”, me portën që ishte e boshatisur.
Tirana qëndron e qetë në krye të klasifikimit me 53 pikë, 5 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Egnatia është e 3-ta me 42 pikë.