“Tigri, tigri, po pastruesja bëri kërdinë”, pankartat pikante nga protesta e opozitës (FOTO LAJM)

Ka nisur para ambienteve të kryeministrisë protesta e paralajmëruar nga opozita kundër kryeministrit Rama për shkak të përfshirjes së këtij të fundit në çështjen McGonigal.

Qytetarë të shumtë me pankarta në duar marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u stacionuan përpara kryeminsitrisë.

Disa prej pankartave që ranë në sy ishin :Burg brother vip”, “Tigri tigri, por pastruesja bën kërdinë”, “Jemi rinia ne o budallenj.”, etj.

Siç duket pankarta “tigri, tigri, por pastruesja bën kërdinë”, ka dashur dhe njëehrë të nxjerrë në pah vjedhjen nga pasturesja Rozeta Dobi të një shume të madhe parash në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi.

Një qytetar tjetër zgjodhi protestën e opozitës si një formë për të treguar shqetësimin e tij në lidhje me nipin që ka të shtruar në gjendje kome në QSUT.

 


Shtuar 11.02.2023 13:01