“Ti Sali PS-së do t’i hash atë…”, plas debati në Kuvend, Noka kërkon përjashtimin e Ballës

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta me të parnishmve në Kuvend. Një deklaratë e kreut të grupit parlamentra të PS-së, Taulant Balla, ka ndezur gjakrat në Kuvend duke shkaktuar reagimin e ashpër të Flamur Nokës.

Taulant Balla i tha Berishës “ti PS-së do të vazhdosh ti hash …. gjithmonë”, pasi ish-kryeministri cilësoi mazhorancën “hajdute”.

Pas fjalës së Ballës, Flamur Noka kërkoi pëejashtimin e Ballës nga salla e Kuvendit.

“Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme”, i kërkoi deputeti demokrat, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Balla replikoi duke thënë se nuk ka thënë ndonjë fjalë jo etike dhe se “atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore”.

“Për reagimin e atyre që janë ngjitur pas këpucës së Saliut dhe iu shkon mendja tek ndonjë fjalë jo etike. Por unë në fjalën time nuk kam përdorur ndonjë fjalë jo etike. Atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore. Ajo që po u them është se Berisha Partisë Socialiste, edhe 10 kanë kaluar, edhe 10 do kalojë, do vazhdojë ti bëjë atë që ka marrë si përgjigje përgjatë këtyre viteve. Kaq kisha”, tha Balla./albeu.com/