Thyen bojkotin e seancave gjyqësore, Dhoma Kombëtare e Avokatisë merr masa për 15 avokatë

Dhoma kombëtare e Avokatisë ka vendosur të marrë masa të rrepta ndaj avokatëve të cilët kanë vendosur të thyejnë bojkotin e seancave të tyre gjyqësore.

Ky vendim do të merret për 15 avokatë, të cilët rrezikojnë të ndëshkohen me gjobë, pezullim të licensës dhe deri në propozim për heqje të saj.

Vendimet për masat do merren sot në ën 14:30 në mbledhjen që do zhvillojë komisioni i disiplinës pranë dhomës së avokatisë. Ndërkohë nesër në orën 11:00 avokatet kanë paralajmëruar protestë përpara KLGJ-së./albeu.com