“Thuaj kam folur me kryetarin”, si Fatos Tushe mbulonte ndërtimet pa leje të biznemenit në Lushnje

SPAK ka bërë publike dosjen e kryebashkiakut të Lushnjes që është arrestuar dhe shkarkuar dhe të punonjësve të tjerë të Bashkisë që janë vënë në pranga.

Nga përgjimet e publikuar është dhe rasti kur Tushe mbulon ndërtimet pa leje të një biznesmeni në Lushnje. Ky i fundit i ka kërkuar Tushes ndihmë për ndërtim pa leje, ndërsa kryebashkiaku i është përgjigjur se kushdo të vijë për kontroll, t’i thotë se ka folur me kryetarin.

Biseda:

Fatos Tushe – Ismail Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd

Ismail Blliku: Dakord, dakord

Fatos Tushe: Hajt…/albeu.com


Shtuar 8.07.2021 12:12