Thriller në Moskë, vritet shkencëtari që projektoi vaksinën “Sputnik V” kundër covonavirusit

Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip.

Trupi u gjet dje (të enjten) brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.

Botykov ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.

Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.

Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky  tashmë është arrestuar pasi dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe aty filluan të ziheshin për para.

Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.

Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet mike dhe aleate, përfshirë Turqinë. /Albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 22:19