Presidenti Bajram Begaj po mban sot një fjalim nga Pallati i Brigadave në pritjen e organizuar me rastin e 28 nëntorit.
Në fjalën e tij kreu i shtetit ka ftuar aktorët politikë mediat dhe shoqërinë civile, t’i përkushtohen Shqipërisë së gjeneratës tjetër.
“Sot festojmë 110 vjetorin kur patriotë e delegatë me përgjegjësi kombëtare e historike pagëzuan një zëri shtetin e ri shqiptar. Kishin fe e formime të ndryshme por ndanin të njëjtin vizion për Shqipërinë e pavarur e demokratike.
Kanë mirënjohjen e nderimin tonë të përjetshëm.
Shqipëria sot anëtare e denjë e NATO-s. Vendi ynë përfaqësohet denjësisht edhe në OKB si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit.
Shqipëria ka treguar që është derë e hapur për miq e persona në nevojë.
Nisja e negociatave për anëtarësim në BE njeh angazhimin në vite të institucioneve.
Edhe pse të ndarë në disa shtete, faktori shqiptar ka qenë është e do të jetë i bashkuar në mbështetje të destinacionit tonë të përbashkët në familjen euroatlantike.
Integrimi në BE duhet të jetë shtysa për bashkëpunimin për të cuar para reformat.
Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi. Diaspora duhet të ketë të drejtën e votës.
Ftoj aktorët politikë mediat e shoqëritë civile, ti përkushtohemi Shqipërisë së gjeneratës tjetër, të denjë për BE.
Duhet të kontribuojmë më tej për njohjen e shtetit të Kosovës dhe të mbështesim liberalizimin e vizave.
Historia e shqiptarëve, histori që na bën krenar, e një kombi që nuk bën kompromis me askënd që cënojnë dinjitetin tonë kombëtar”, deklaroi Begaj.