Thirrja e Berishës për demokratët: Përpiquni të jeni para parlamentit në çdo seancë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se parlamenti është kthyer në vegël të Edi Ramës.

Gjatë një takimi me krerët e degëve në selinë blu, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të përpiqen të jenë para parlamentit në çdo seancë.

Ai shprehu besimin se revolucioni nuk do të ndalet dhe garantoi se PD nuk do të marr pushtetin me dhunë.

“Parlamenti që sot është totalisht vegël e një njeriu, e Edi Ramës. Nga tempull i demokracisë që duhet të jetë. Ne ashtu siç është aty do rrimë, por parlamenti do ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij. Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë.  Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Atëherë duhet t’u dalim zot. Unë kam besim se revolucioni ynë nuk do ndalet, asnjë ndikim të mos keni. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, nuk jemi forcë ekstremiste e as leniniste”, tha Berisha. /albeu.com

 

 


Shtuar 12.02.2023 19:00