Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Tepelenë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë,kapën dhe arrestuan shtetasin S. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë.
26-vjeçari u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, për një rast të goditur më datë 10.03.2022, në aksin nacional Gjirokastër-Virua.”, thuhet në njoftimin e policisë.