Theu arrestin në shtëpi dhe u përplas me policinë, arrestohet 38-vjeçari në Golem

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar në Golem. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Më pas ai u përplas me policinë. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe kunatin e 38-vjeçarit, i cili ndërhyri për të penguar uniformat blu.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për rastin e ndodhur në Golem, Kavajë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 38 vjeç, banues në Golem dhe A. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, me qëllim për të shmangur arrestimin e shtetasit A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”


Shtuar 26.02.2026 18:34