Për fat të keq ka shkuar në 26 numri i emigrantëve të vdekur në pyllin e Dadias në Greqi. Sipas informacioneve, ekipet e emergjencës kanë gjetur edhe tetë trupa të tjerë të karbonizuar, pas 18 viktimave që u gjetën pak orë më parë.
Sipas mediave greke, duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim për zhdukjen e tyre, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në Greqi. Ndërkohë po punohet për identifikimin e tyre. Brenda 24 orësh banorët e zonës kanë dërguar mbi 100 mesazhe evakuimi.
Zëvendësguvernatori i rajonit, z. Dimitris Petrovich, tha për mediat greke ende nuk është zbuluar shkaku i zjarrit, ndërsa grupet e zjarffikësve po punojnë për fikjen e flakëve dhe për shpëtimin e banorëve që janë në rrezik.
Greqia këtë verë është përballur me zjarre të mëdha dhe mijëra hektarë tokë janë djegur. Vështirësitë më të mëdha i kaloi ishulli i Rodosit, ku më shumë se 20 mijë njerëz janë detyruar që të lënë shtëpitë dhe hotelet ku po qëndronin./albeu.com