Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Top Channel, pasi këta të fundit kanë nxjerrë një kronikë lidhur me rënien e sistemit TIMS pas sulmit kibernetik.
Në kronikën e tyre thuhej se rënia e sistemit TIMS ishte një “festë” për kriminelët pasi do të kishin më shumë hapsirë për t’u larguar nga vendi.
Por kryeministri Rama i quajti këto thashetheme dhe sipas tij këto lloj mediash nuk duan t’ja dinë për publikun dhe aq më tepër për dinjitetin kombëtar.
Rama gjithashtu përgënjeshtroi deklaratën e një gazetarjeje të TCH e cila tha se qeveria gënjen kur thotë se e ka marrë kontrollin mbi sistemin TIMS.
Shefi i qeverisë tha se vetëm ai nuk gënjen në këtë mes dhe Shqipëria sipas tij i ka rezistuar më së miri sulmit kubernetik Iranian./albeu.com/
Kjo s’është “Festë për kriminelët”po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis! pic.twitter.com/9kujjNDwTe
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2022