Tha se Tom Doshi u arratis, më pas e fshiu postimin, Sali Berisha sqaron si qëndron e vërteta

Këtë të premte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, postoi një denoncim duke shkruar se kreu i PSD, Tom Doshi është arratisur, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti.

Por këtë postim më pas ai e fshiu.

Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se informacioni që doli për Tom Doshin ishte nga SPAK, për të cilin tha se nga sot do të quhet “qendra kombëtare e shpifjes”.

Komenti i Berishës erdhi pas reagimit të Tom Doshit, i cili postoi një foto duke thënë se; “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe”.

Berisha: Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si skapi i partisë do të quhet qendra kombëtare e shpifjes.

Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën se ka prere mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmit vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni si i bëjnë hetimet këta, imagjino ju teknikat e hetimit. Prandaj i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjojnë fjalën SPAK, kujtoni qendrën kombëtare të shpifjes. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve.


Shtuar 24.10.2025 13:59