Tensione janë regjistuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Posaçme aty ku u dha vendimi për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Pas shpalljes së vendimit të GJKKO-së e cila la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Veliajn, kryebashkiaku ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme për tu nisur drejt paraburgimit të Durrësit. Por në këtë moment janë regjistruar përplasje mes punonjësve të administratës së Bashkisë dhe forcave të policisë.
Administrata i ka dalë para furgonit të policisë me të cilin do transportohej Veliaj dhe ka tentuar ta ndalojë. Ata kanë ofenduar edhe prokurorët teksa i kanë quajtur “Palaço”.
Gjykata e Posaçme pas një seance maratonë e cila zgjati 6 orë la të pandryshuar masën “Arrest me burg” për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe për bznesmenin Elman Abule. Ndërsa për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën është ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim Paraqitje”. E njëjta masë është lënë edhe për biznesmenët e tjerë të përfshirë në dosje.