Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona pasi qëlluan me armë në ajër.
Në pranga përfunduan tre Viktor Marku, Ndok Marku dhe Lekë Marku.
Njoftimi:
Shkodër
Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë reagimit në kohë Policia kapi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre).
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Mbi 85 mijë qytetarë mbërritën në portin e Durrësit përmes porteve italiane, në korrik
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:
V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme