Terror gjatë natës në Sarandë, hidhet në erë me tritol hoteli i Spiro Çabirit

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, si pasojë e të cilit është shembur një hotel.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 minuta në bulevardin kryesor të qytetit dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta edhe në bizneset përreth.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ënda eksploziv mendohet të ketë qenë disa kilogramë.

Mësohet se hotel “Bizant” ishte në pronësi të shtetasi Sprio Çabiri. /albeu.com

 


Shtuar 13.02.2023 07:17