Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi se universitetet do të kenë mësime në distancë për sezonin e pranverës 2023, pasi konviktet që i përkasin institucionit shtetëror të Kredive dhe Konvikteve (KYK) do të ndahen për të prekurit e tërmetit.
“Ne do të përdorim konviktet e të gjitha universiteteve tona që i përkasin KYK-së për të prekurit e tërmetit. Universitetet do të kenë arsim në distancë dhe shpresojmë se ne do t’i përdorim konviktet si bujtina”, tha Erdogan, ndërsa fliste në provincën e goditur nga tërmeti Dijarbakır.
“Shpresojmë se do ta përfundojmë shpejt punën e shpëtimit dhe të mos lëmë asnjë nga qytetarët tanë nën rrënoja të vdekur apo të gjallë. Ne do të përfundojmë punimet e ndërtimit dhe restaurimit brenda një viti në provincat e goditura nga tërmeti”, shtoi Erdoğan.
Lëvizja për të patur arsim online për universitetet ngjalli menjëherë një reagim të madh në mediat sociale me njerëz që vunë në dukje mungesën e planifikimit të qeverisë përballë një fatkeqësie të tillë.
Akademikët dhe studentët kërkuan që hotelet, rezidencat e lira dhe bujtinat të përdoren për të strehuar viktimat e tërmetit në vend të konvikteve. Ata thanë se gjëja e parë që u vjen në mendje zyrtarëve të qeverisë është heqja dorë nga arsimimi në një fatkeqësi.
Ka gjithashtu shqetësime se masa do të vështirësojë mobilizimin e të rinjve për fushatën elektorale të opozitës kundër qeverisë. /albeu.com