Tërmeti tronditi Shqipërinë, flet sizmologu: Nuk ka vend për panik

Një tërmet i fuqishëm goditi mbrëmjen e sotme Shqipërinë, me lëkundjet që u ndjenë në disa qytete të vendit.

Sipas EMSC, tërmeti ishte i magnitudës 4.7 dhe epiqendrën e kishte 23 kilometra në veri-lindje të Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por edhe në kryeqytet.

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur për tërmetin, duke thënë se janë lëkundje që shkaktojnë panik, por jo dëme materiale. Ai u shpreh në Report TV se dëme mund të shkaktohen vetëm në shtëpi të vjetra.

“Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik. Janë tërmete moderatë dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra. Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 23:10