Tërmeti shkund Shqipërinë/ Lëkundje të forta në disa qytete, magnituda dhe epiqendra

Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42,  në disa qytete të vendit, lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Shqipëri.

Sipas informacioneve të para, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.


Shtuar 24.07.2024 07:30