Tërmeti shkund Elbasanin, qytetarët të shqetësuar pas tragjedisë në Turqi: Dëshmitarët flasin për AlbEu.com

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi pak më parë Elbasanin me epiqendër zonën e Gjinarit duke u ndjerë edhe në shumë qytete të tjera të vendit krahas Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti shkund Elbasanin, qytetarët të shqetësuar pas tragjedisë në Turqi: Dëshmitarët flasin për AlbEu.com
Tërmeti shkund Elbasanin, qytetarët të shqetësuar pas tragjedisë në Turqi: Dëshmitarët flasin për AlbEu.com

 

Tërmeti është i një magnitude që nuk mund të shkaktojë probleme në banesa, infrastrukturë apo njerëz, megjithatë përbën shqetësim për aq kohë sa pak ditë më parë Turqia u godit nga dy tërmete apokaliptike.

Të kontaktuar nga AlbEu.com, banorë nga zona e Gjinarit bëjnë me dije se nuk ka probleme të shkaktuara nga tërmeti, ndërkohë që lexues nga Elbasani na bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë të moderuara në qytet duke mos shkaktuar probleme.

“U ndje këtu në katin e pestë ku jetoj unë, por nuk ka probleme”, shprehet një lexues i Albeu.com.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në Tiranë si edhe Strugë. /albeu.com


Shtuar 9.02.2023 12:12