Tërmeti apokaliptik në Marok, shkon në 632 numri i viktimave

Televizioni i Marokut thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Tërmet i fuqishëm goditi malet e Atlasit të Lartë të Marokut të premten vonë, duke sjellë këto pasoja fatale.

Thellësia e tërmetit ishte rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.

 

Marrakesh, një qytet historik shumë i dashur nga turistët, duket se është goditur keq, me imazhe të rrënojave në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë.

Raportohet në zonën e prekurnga tërmeti ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike si dhe interentit.

Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale kanë njhë mbingarkesë për shkak të numrit të madh të të lëndurve.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat./albeu.com

 


Shtuar 9.09.2023 09:00

Tags: ,