Tërmeti apokaliptik në Marok, mbi 300 mijë të plagosur

Mbi 300 mijë njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi Marokun. Ky fakt është bërë i ditur nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata tha se “po monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon ndihmesa për partnerët e saj në Marok.

“Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore duke përfshirë përpjekjet nga Gjysmëhëna e Kuqe Marokene (organizatë jo-qeveritare)”, thuhej në një deklaratë të tyre.

“Raportet fillestare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) flasin për më shumë se 300,000 civilë të prekur nga tërmeti në qytetin Marrakesh dhe rrethinat e tij”. Shumë familje ende kanë mbetur të bllokuar nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë pranuar një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA. Numri i viktimave nga tërmeti i së premtes vonë ka shkuar 2014 dhe plagosi 1404 të tjerë.


Shtuar 10.09.2023 09:13