Ka mbetur vetëm një kuti për t’u numëruar në Tiranë dhe Veliaj është tashmë fitues me mbi 58 mijë vota plus ndaj Këlliçit, i cili ka shënuar rezultatin më negative që ka marrë ndonjë kandidat i opozitës në kryeqytetin shqiptar.
Në garë ishin edhe kandidatët e tjerë, si Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, Roland Bejko i PD-së që ka ende vulën, Lajla Përnaska e PDIU si edhe Marko Dajti i komunistëve.
Ndërkohë që nuk kishte dyshime për rezultatin e dy të parëve, gara pas hapjes së kutive u zhvendos për vendin e tretë mes Qorit dhe Bejkos, ku duket se i pari ka marrë disa mijë vota më shumë se PD zyrtare.
Kështu, Arlind Qori mori personalisht mbi 13 800 vota në Tiranë kundrejt 12 400 votave që mori Bejko.
Vetë Qori duket se ka marrë më shumë vota edhe se partia e tij me një diferencë të madhe (Lëvizja Bashkë ka deri tani 3300 vota) duke merituar vendin e tretë. /albeu.com