Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka goditur vendin tonë pak minuta më parë.
Sipas EMSC epiqendra e tërmetit raportohet të jetë me epiqendër në zonën e Gjinarit, 23 km në lindje të Elbasanit.
Tërmeti kishte një thellësi 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete pranë por pa shkaktuar panik te banorët. Sipas EMSC, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 11:57.
Tërmeti është i një magnitude që nuk mund të shkaktojë probleme në banesa, infrastrukturë apo njerëz, megjithatë përbën shqetësim për aq kohë sa pak ditë më parë Turqia u godit nga dy tërmete apokaliptike.
/albeu.com/