Tërmet në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet ka rënë pak minuta më parë në Shqipëri, në afërsi të kepit të Rodonit.

Sipas të dhënave zyrtare të EMCS  rreth orës 16:55, pranë Kepit të Rodonit janë regjistruar lëkundje me magnitudë 3.2.

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km dhe lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës.


Shtuar 8.03.2023 17:24