Mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), në Kosovë është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.1 ballë në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth.

