Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 janë ndjerë në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, teksa orët e fundit është vënë një aktivitet intensiv sizmik.
Epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokaryas në Janinë.
Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës.
Ndërkohë, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë. /albeu.com