Në orën 5:53 të mëngjesit, një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë, u regjistrua në brigjet e Kalabrisë.
Lëkundjet sizmike u ndjenë në Reggio Calabria, Messina dhe zona të tjera të Siçilisë dhe Kalabrisë, shkruan La Republicca.
Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash.
“Edhe pse tërmeti ndodhi në det, kam urdhëruar kontrolle në zonat më të afërta dhe nuk ka raportime për dëme. Kam folur gjithashtu me komisionerin e Autoritetit Shëndetësor të Reggio Calabria dhe nuk ka raportime për dëme as në spitalin Melito Porto Salvo”, tha Domenico Costarella, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Rajonit të Kalabrisë.
