Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.8 goditi ishullin e Kretës rreth orës 02:08 të mëngjesit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e disa zonave.

Dridhja, e cila zgjati vetëm pak sekonda, u ndje qartë në pjesë të ndryshme të rajonit, veçanërisht në zonat veriore.

Sipas informacionit të publikuar nga Instituti Gjeodinamik grek, tërmeti ka pasur epiqendrën rreth 21 kilometra në verilindje të qytetit të Rethymnos, ndërsa thellësia prej rreth 33.5 kilometrash ka bërë që lëkundja të përhapet gjerësisht, ndonëse pa shkaktuar dëme të mëdha.

Raportimet e para nga terreni flasin për një ndjesi të fortë dridhjeje që ka zgjuar shumë banorë në zonat bregdetare dhe në disa fshatra përreth.

Autoritetet vendore po e monitorojnë situatën me kujdes dhe kanë vënë në gatishmëri ekipet e mbrojtjes civile, megjithatë deri tani nuk janë raportuar dëmtime material apo të lënduar.


Shtuar 27.11.2025 08:10

Tags: ,