Rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, ka goditur Malin e Zi.
Epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra në jugperëndim të qytetit Čarođe, në komunën e Plužine, në kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.
Instituti bën të ditur se tërmeti, mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Një numër i madh qytetarësh, kanë përshkruar në rrjetet sociale se i ka zgjuar tërmeti. Ende nuk ka të dhëna për dëme të mundshme, apo persona të lënduar.
Mësohet se lëkundjet e forta janë ndjerë në afërsi të Koplikut, ndërsa tërmeti ishte me magnitudën 5.4. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë.