Termet i fuqishëm në Greqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur rreth mesditës në zonën e Kusadasi, pranë Aydin, Turqi.  Kjo lëkundje e fortë ka pasuar një tjetër të disa minutave më parë, e cila regjistroi shkallën 4.9 Rihter.

Valët e tërmetit janë ndierë edhe në ishullin grek Samos ku zonat e prekura janë Pythagorion, Mitilinii etj.

Bazuar në të dhënat paraprake, tërmeti është ndierë masivisht nga banorët përreth. Dëmet që ka shkaktuar janë minimale si objekte që janë lëkundur ose rrëzuar.


Shtuar 31.08.2022 12:59