Tërmet i fuqishëm në Afganistan

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6, ka goditur Afganistanin, sipas një vlerësimi nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit është rreth 60 kilometra në jug të qytetit të Feyzabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme apo viktima.


Shtuar 11.01.2024 11:56