Tërmet i fortë në Turqi, ku ishte epiqendra

Pak më parë, një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter, u raportua në Turqinë lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Thellësia fokale ishte shtatë kilometra.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktima.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Turqia u zgjua nga lëkundjet e një tërmeti me magnitudë 5 ballë në juglindje të qytetit të Antiyaman.


Shtuar 28.12.2023 12:05